Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Chelsea dhe Sevilla kalojnë grupin dhe kualifikohen në Champions, në garë për vendin e parë

Chelsea dhe Sevilla kalojnë grupin dhe kualifikohen në Champions,

Chelsea dhe Sevilla janë dy skuadrat e para që kalojnë grupet e Champions League. Ato arritën të fitojnë në minutat e shtesës respektivisht ndaj Rennes dhe Krasnodar. Pas fitoreve në mbrëmjen e sotme anglezët dhe spanjollët kryesojnë bashkë me nga 10 pikë grupin E teksa dy sfidat e fundit i luajnë për të ndarë vendin e parë dhe të dytin.

Chelsea i Lampard triumfoi 1-2 në Francë ndaj Rennes me golin e dytë të shënuar në minutën e 91 me Giroud.

Ndërkohë, Sevilla fitoi me të njëjtin rezultat në Rusi ndaj Krasnodar, me golin e dytë të shënuar nga El Haddadi në minutën e pestë të shtesës.

Dy skuadrat e tjera në grup kanë vetëm nga një pikë, pa shpresa për një kalim në fazën e ardhshme të Champions.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore