Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Champions/ Sot përballja mes Realit dhe Liverpool, Kloop: Ata mendojnë se janë favoritë, ne i sfidojmë

Champions/ Sot përballja mes Realit dhe Liverpool, Kloop: Ata mendojnë

Manchester Cityt-Borussia Dortmund dhe Real Madrid dhe Liverpool janë dy ndeshjet çerekfinale të Champions League të mbrëmjes së sotme.

Përballjet ofrojnë duele të forta, por vëmendja kryesore është përqendruar te ndeshja mes Realit dhe Liverpool. 13 herë kampionët e Champions League që udhëhiqen nga Zidan kanë mungesë në këtë përballje.

Eden Hazard është një prej emrave do të mungojnë në këtë sfidë të parë. Pavarësisht shpresave se belgu mund të ishte i gatshëm, Zidan ka preferuar të mos e grumbullojë. Mungesa të rëndësishme janë edhe kapiteni Sergio Ramos, Dani Carvajal.

Për Los Blancos, Fede Valverde është kthyer në skuadër dhe të paktën ky është një lajm i mirë për Zidan, përballë të gjithë atyre mungesave.

Uruguajani është rikuperuar shpejt nga sëmundja që pësoi kundër Celta Vigo dhe i jep Madridit një mundësi tjetër në mesfushë.

Lista e skuadrës së Real Madrid për ndeshjen e parë të Liverpool: Portierë: Thibaut Courtois, Andriy Lunin, Diego Altube; Mbrojtësit: Eder Militao, Raphael Varane, Nacho, Marcelo, Alvaro Odriozola, Ferland Mendy; Mesfushorët: Toni Kroos, Luka Modric, Casemiro, Fede Valverde, Isco, Sergio Arribas; Sulmuesit: Karim Benzema, Marco Asensio, Lucas Vazquez, Vinicius, Mariano Diaz, Rodrygo.

Që prej finales së vitit 2018, Liverpool ka fituar Ligën e Kampionëve, duke mposhtur Tottenham në finalen e 2019, si dhe fituar titull kampion në Angli pas 30 vitesh, në sezonin e kaluar.

Ata përballen me një skuadër të Realit që janë gjithashtu kampionë në fuqi të vendit të tyre dhe janë përsëri në një garë për titullin në La Liga këtë sezon, por Klopp mendon që skuadra e tij mund ta mposhtë.

"Ne kemi përballë një skuadër që luan futbollit në mënyrë shumë të avantazhuar për futbollin në përgjithësi, por edhe për mbrojtjen tonë, prandaj kemi një shans”, shtoi Klopp, skuadra e të cilit hyn në lojë pas një fitore mbresëlënëse 3-0 te Arsenali.

“Kam dëgjuar jashtë të gjithëve se Real Madrid është favorit, nuk ka problem me këtë. Ata janë mësuar me rolin dhe ne nuk kemi asnjë problem me rolin e sfiduesve."

Klopp kryesisht do të ketë të njëjtën skuadër në dispozicion të tij që mundi Arsenalin, me mesfushorin Jordan Henderson dhe mbrojtësit Joel Matip, Joe Gomez, ndërsa dhe Virgil van Dijk do të mungojë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore