Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Champions League/ PSG hakmerret ndaj Bayern dhe e mposht në "Allian Arena", fitore edhe për Chelsean

Champions League/ PSG hakmerret ndaj Bayern dhe e mposht në "Allian

Rreth 7 muaj pas humbjes në finalen e Ligës së Kampionëve, Paris Saint Germain provoi të hakmerret ndaj Bayernit të Mynihut, duke e mposhtur me rezultatin 2-3 në “Allianz Arena” dhe duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt kalimit në gjysmëfinale, ndonëse gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit në Francë.

Sfida nisi vrullshëm për parizienët, që kaluan në avantazh në minutën e tretë, teksa pas një pasimi të saktë të Neymar, Kylian Mbappe mposhti portierin Neuer dhe dërgoi sferën në rrjetë. Në minutën e 28′ francezët shënuan edhe golin e dytë, një gol tërësisht “brazilian”, pasi Neymar asistoi dhe Marquinhos dërgoi topin në rrjetën e portës së Neuer. Bayerni rihapi takimin me Choupo-Motting, që kishte rolin të zëvendësonte bomberin Lewandowski pikërisht përballë PSG-së, fanellën e të cilës veshi deri në fundin e verës së kaluar.

Në pjesën e dytë ishte Thomas Muller që riktheu baraspeshën, por vetëm për pak minuta, pasi Mbappe shënoi edhe golin e dytë personal e të tretin për PSG-në, pas një asisti të Di Marias, duke vulosur suksesin e francezëve.

Ndërkohë Chelsea ka fituar me rezultatin 2-0 ndaj Portos. Blutë e Londrës gjetën golin e avantazhit në minutën e 32, ku ishte Mason Mount i cili shënoi pas një asisti të Jorginhos. Porto provoi disa herë të kundërpërgjigjej por pa sukses.

Në minutën e 85 Benjamin Chilëell shfrytezoi një gabim te skuadrës vendase duke shënuar golin e dytë. Fituesi i çifti Porto – Chelsea do të përballet në gjysmëfinalet e Champions League me fituesin e çiftit Real Madrid – Liverpool.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore