Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Champions League/ Nuk ka fitues në Madrid, Real Madrid barazon 1-1 me Chelsean

Champions League/ Nuk ka fitues në Madrid, Real Madrid barazon 1-1 me

Reali i Madridit dhe Chelsea lanë gjithçka të hapur sa i përket finales së Ligës së Kampionëve, pasi përballja e parë gjysmëfinale në stadiumin “Alfredo Di Stefano” u mbyll në barazim 1-1.

Londinezët e nisën vrullshëm ndeshjen dhe pas një pritjeje fantastike të Courtois ndaj Werner, ishte amerikani Pulisic që bëri gjithçka mirë e shënoi golinne avantazhit për skuadrën e drejtuar nga gjermani Thomas Tuchel.

Ky gol zgjoi Realin, që fillimisht tronditi shtyllën pingule me një gjuajtje nga distanca të Benzema dhe më pas ishte sërish sulmuesi francez që shënoi golin e barazimit, pas një veprimi mjaft të shpejtë në zonë.

Vërshëllima finale e arbitrit la në fuqi barazimin 1-1, duke bërë që finalistja të vendoset në sfidën e kthimit në Londër, me anglezët që kanë në avantazh vetëm golin në fushën kundërshtare.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore