Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Cassano: Ronaldo s’ka lidhje me idetë e Pirlos

Cassano: Ronaldo s’ka lidhje me idetë e Pirlos

Godet sërish Antonio Cassano. Në një intervistë për “Corriere dello Sport”, talenti foli për momentin e futbollit italian dhe në veçanti të Juventusit. Ai tha se me Cristianon në organikë “Zonja e Vjetër” ka bërë hapa pas.

“Ronaldo u afrua për të fituar Champions-in, por Juvja ka bërë më keq me të. Në çdo rast do ta kishte fituar titullin. Është një projekt i gabuar. Ronaldo nuk ka asnjë lidhje me idetë e Pirlos, ai do të vazhdojë të shënojë, sepse ai mund ta bëjë edhe duke ndenjur, por Andrea dëshiron ndërtim të lojës, presion të lartë, pozicionim me cilësi të linjave. Ronaldo zgjidh, por merr pjesë pak. Për mua në këto tre vjet ai ka bërë shumë keq”, tha ai.

Cassano pastaj u kthye për të folur për veten dhe karrierën e tij, si dhe njerëzit që ai ndjen se mund t’u kërkojë falje për atë që ka bërë keq. Ndjesa më e veçantë ishte për Fabio Capellon, me të cilin ndau përvojën te Roma dhe Real Madridi.

“Don Fabio është trajneri që madh që kam takuar ndonjëherë, i cili ka ditur të menaxhojë futbollistët kampionë. Për të Cassano dhe Beckham vlenin njësoj, ai na trajtoi në të njëjtën mënyrë. Sa herë kryqëzoheshim me thoshte: ‘Sa kokëmushkë je!’ Kishte të drejtë, por unë e dua me gjithë shpirt”, u shpreh ai.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore