Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Capello: Fanella e Realit peshon, prisni një tjetër Hazard sezonin tjetër

Capello: Fanella e Realit peshon, prisni një tjetër Hazard sezonin

Fabio Capello thotë se sezoni i dobët i Eden Hazardit te Real Madridi vjen si rezultat i pritshmërive të mëdha që vijnë kur bëhesh pjesë e galaktikëve.

Lojtari u bë pjesë e spanjollevw verën e shkuar, pasi Reali pagoi 130 milionë stërlina te Chelsea për kartonin e tij. Por ai nuk ka dhënë më të mirën e tij në fushë si fizikisht, ashtu edhe me talentin që e karakterizon, edhe pse ekipi i drejtuar nga Zinedine Zidane fitoi titullin kampion.

Por ish-tekniku i “galaktikëve”, Fabio Capello tha se belgu në sezonin e ardhshëm do të jetë më i fortë e do habisë.

“Ai nuk ka qenë i njëjti si edhe te Chelsea. Por ka qenë i dëmtuar, nuk është përshtatur. Për të unë gjithnjë kam menduar se është një lojtar i madh. Por të jemi të qartë. Fanella e realit peshon. Hazard ka shfaqur rënie, por mendoj se vitin e ardshëm do të jetë ndryshe”, tha ai.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore