Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Buzëqesh Reali, Interi me një këmbë në "varr", Atalanta bën mrekullinë ndaj Liverpool

Buzëqesh Reali, Interi me një këmbë në

Do të duhet një mrekulli që Interi të kalojë fazën e grupeve në Champions League, pas disfatës që zikaltërit pësuan në ndeshjen e radhës në fushën e tyre ndaj Real Madrid, ku u mundën me rezultatin 0-2.

Tashmë me 2 pikë të grumbulluara në 4 ndeshje, shanset e djemve të Contes për të kaluar më tej janë minimale duke parë dhe fitoren që Munchengladbah arriti ndaj Shakhtar, për të rrëmbyer vendin e parë.

Interi hyri më superior në fushën e lojës, por kjo gjë nuk zgjati pasi arbitri akordoi një penallti për “Galaktikët” në minutën e 7, e cila u shndërrua në gol nga Hazard, i rikthyer si titullar.

Vendasit po përpiqeshin me të gjitha forcat për të arritur golin e barazimit, por pa rezultat dhe pikërisht në momentin më të mirë të tyre Vidal ndëshkohet me dy kartonë të verdhë brenda pak minutash për ta lënë ekipin me 10 lojtarë që nga minuta e 33.

Tanimë kthimi i ndeshjes është një mision i pamundur. Tentativat e vështira të zikaltërve thyen shpejt dhe hapësirat në mbrojtje janë të mëdha. Në minutën e 59 vjen dhe goli i dytë i Realit falë dhe një devijimi të topit nga Hakimi.

Në minutat në vijim djemtë e Zidane u përpoqën që të administronin rezultatin dhe ia arritën këtij qëllimi më së miri.

Në ndeshjen tjetër të kësaj mbrëmje Atalanta bëri mrekullinë në Angli duke fituar pastër me rezultatin 0-2. Djemtë e Gasperinit tashmë endërrojnë për një kalim të turit pasi ndodhen me pikë të barabarta me Ajaxin e vendit të dytë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore