Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Buffon thyen sot rekordin e ish-legjendës së Milanit, Paolo Maldini

Buffon thyen sot rekordin e ish-legjendës së Milanit, Paolo Maldini

Rekordi i paraqitjeve nga legjenda e Milanit, Paolo Maldini, në Serie A do të thyhet këtë të shtunë pasi portiere Gianluigi Buffon do të jetë pjesë e 11-shes startuese.

Portieri i Juves do të thyejë rekordin e ish-mbrojtësit Maldini pasi do të luajë ndeshjen e 648 në derbin kundër Torinos.

Buffon, 41 vjeç, ka luajtur me Maldinin në kombëtaren e Italisë. Ky i fundit vari këpucët në gozhdë në vitin 2009 në moshën 40-vjeçare.

Debutimin në Serie A, gardiani i Juves e bëri me Parman në vitin 1995.  Më pas iu bashkua Juves në vitin 2001 për shifrën 32.6 mln paund, duke e bërë në atë kohë portierin më të shtrenjtë të historisë.

Rezultoi të ishin para të investuara mirë pasi ai shpenzoi 17 vitet që pasuan me fanellën e gjigandëve të Torinos, duke ndejtur në klub edhe pavarësisht rënies nga kategoria si pasojë e skandalit të Calciopoli-t.

Shpenzoi një vit në Francë me fanellën e Paris SG, duke u rikthyer tek Juventus korrikun e kaluar.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore