Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Buffon shkruan historinë, teksa Ronaldo udhëheq Juven në fitoren e derbit

Buffon shkruan historinë, teksa Ronaldo udhëheq Juven në fitoren

Cristiano Ronaldo shënoi një gol të mrekullueshëm dhe dha një asist në fitoren e thellë të Juventus 4-1 në derbin e Torinos.

Me këtë fitore “Zonja e Vjetër” udhëheq me 7 pikë kampionatin e Serie A.

Ronaldo ishte kërcënim i vazhdueshëm gjatë gjithë ndeshjes për mbrojtjen torineze, por portugezi gjeti momentet e duhura për të ndëshkuar kundërshtarët.

Një tjetër detaj për t’u përmendur nga ndeshja ishte thyerja e rekordit të mbajtur nga ish-mbrojtësi legjendar i Milanit, Paolo Maldini, për numrin e ndeshjeve të luajtura në kampionatin Italian.

Portieri i Juves, Gianluigi Buffon e theu këtë rekord me 648 ndeshje të aktivizuara.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore