Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Broja mahnit Tuchel: Është unik në lojën e tij, të vazhdojë kështu

Broja mahnit Tuchel: Është unik në lojën e tij, të

Armando Broja po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e trajnerit të Chelsea-t, Thomas Tuchel, që në konferencën e fundit për shtyp e lëvdoi sulmuesin dhe e porositi që të vazhdojë të përmirësohet.

“Ai është lojtari ynë dhe po ecën mirë. Është vetëm gjysma e sezonit dhe ai duhet të vazhdojë të përmirësohet dhe të luajë. Armando po përmirësohet vazhdimisht. Ai është një lojtar unik me disa pika të forta të veçanta në lojën e tij. Është i shpejtë, është i fortë fizikisht dhe gjen golin në pozicione të vështira”, tha Tuchel.

Megjithatë, trajneri i Chelsea-t tha se kjo nuk është koha për të diskutuar për të ardhmen e tij.

“Është momenti që ai të qëndrojë i qetë dhe të vazhdojë të përmirësohet”, tha trajneri gjerman, duke hedhur poshtë raportimet se Chelsea pritet që të vendosë brenda kësaj jave se çfarë do të bëjë me lojtarin.

Në lidhje me sulmuesin kuqezi, Southampton ka shprehur dëshirën që të blejë kartonin e tij nga Chelsea, por pengesë është fakti që 20-vjeçari ka një kontratë afatgjatë në Stamford Bridge.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore