Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Bottas fiton në Turqi / Verstappen i merr kreun Hamilton

Bottas fiton në Turqi / Verstappen i merr kreun Hamilton

Valtteri Bottas fitoi garën për çmimin e madh të Turqisë në Formula 1, duke e kaluar vijën e finisht para Max Verstappen, ndërsa Hamliton nuk shkoi më lart se vendi i pestë.

Me këtë rezultat, Verstappen rimerr kryesimin në renditjen për pilotë. Gjatë garës, Hamilton u penalizua edhe nga zgjedhja e gomave të mesme, që nuk zgjatën shumë në kushtet e pistës turke dhe e detyruan që të kryente një pit stop më shumë se rivalët.

Vendi i dytë e ngjit Verstappen në krye të klasifikimit për pilotë me gjashtë pikë më shumë se Hamilton.

“Nuk ishte e lehtë sot, në kuptimin që pista ishte shumë e rrëshqitshme dhe duhet të menaxhonim gomat. Gjithsesi, jam i lumtur për rezultatin që mora”, tha ai.

Edhe pilotët e tjerë patën ankesa në lidhje me pistën dhe rrëshqitjen e gomave në të.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore