Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

“Botërori i skandaleve”/ Hipokrizia: Drejtuesit e FIFA-s dëfrehen mes alkoolit në Katar, teksa tifozët dënohen (FOTO)

“Botërori i skandaleve”/ Hipokrizia: Drejtuesit e FIFA-s

Kupa e Botës “Katar 2022” do të mbahet mend gjatë jo vetëm sepse është i pari kompeticion i këtij lloji që zhvillohet në dimër, por edhe për skandalet e shumta të cilat e kanë përfshirë.

Së fundmi, janë vetë krerët e FIFA-s protagonistë, teksa janë akuzuar për hipokrizi, pas publikimit të një videoje, ku ata shfaqen duke festuar të rrethuar nga alkooli. Festa daton që nga prilli, pas hedhjes së shortit që përcaktoi grupet e kompeticionit dhe në të janë të gjithë drejtuesit e federatave pjesëmarrëse, drejtues të FIFA-s si dhe krerët e shtetit të Katarit.

“Botërori i skandaleve”/ Hipokrizia: Drejtuesit e FIFA-s

Në fakt konsumi i alkoolit është bërë një çështje më vete për këtë botëror, pasi si një vend islamik, Katari e ka ndaluar konsumin e tij në stadiume gjatë ndeshjeve. Por duket se kjo vlen vetëm për tifozët, pasi drejtuesit dhe organizatorët shihen teksa dëfrehen me shampanjë dhe verë të shtrenjtë franceze.

“Botërori i skandaleve”/ Hipokrizia: Drejtuesit e FIFA-s



Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore