Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

“Bomba” nga Italia: Inter është shitur te sheikët, ja shifrat “stratosferike”

“Bomba” nga Italia: Inter është shitur te sheikët, ja

Klubi italian i futbollit, Inter është shitur te fondi Arab i Investimeve (PIF) për një shifër stratosferike, plot 1,2 miliardë euro.

Ky është lajmi i bujshëm që vjen nga Italia, teksa më herët “Sport Italia” raportonte se klubi zikaltër kishte nisur negociatat me fondin arab që zotëron dhe klubin e Premier League, Neëcastle.

Por së fundmi ka qenë gazetari i njohur italian, Elio Corno, i cili ka folur me siguri të madhe, ndërsa deklaroi  në mikrofonat e “Tele Lombardia” se familja Zhang i ka shitur të gjitha aksionet prej kohësh te sheikët nga Arabia dhe se e gjitha do të zyrtarizohet në pauzën e Botërorit të Katarit:

“Kam marrë vesh që klubi i Interit është shitur për më shumë se 1 miliardë euro, është gjithçka e kryer. Kjo tratativë do të zyrtarizohet në pauzën e Botërorit të Katarit. Është një operacion shumë i madh financiar, ka shuma të mëdha në lojë. Këtë e dinë të gjithë, por ende nuk është dhënë asnjë informacion zyrtar për negociatat, të cilat në fakt tashmë kanë përfunduar prej kohësh.

Zhang e ka shitur Interin, do të zyrtarizohet në javët e ardhshme. Ata ia kanë kaluar fondit ‘PIF’, që zotërojnë aksionet e klubit të Neëcatle”, përfundoi gazetari i njohur italian.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore