
Boksierja e dëshpëruar lë ndeshjen përgjysëm: Dua të iki gjallë në shtëpi (VIDEO)
Boksierja amerikane Jessica 'Caskilla' Mc Caskill u ndesh kundër meksikanes Alma Ibarra në San Antonio.
Mc Caskill ishte shumë më superiore gjatë gjithë ndeshjes ndaj Alma Ibarra, e cila, përpara se të dilte për të luftuar në raundin e katërt, ia përcolli dëshpërimin trajnerit.
"Jo... Jo... Unë thjesht dua të kthehem gjallë në shtëpi," dëgjohet tek i bërtet Alma Ibarra trajnerit të saj, duke refuzuar të luftojë përsëri.
Meksikanja u largua dhe Jessica Mc Caskill (12-2-0), e cila është kampione e botës që nga viti 2018, e mori ndeshjen duke ruajtur titujt e kampionit.
Alma Ibarra nuk mundi të merrte pjesë në Lojërat Olimpike të Tokios për shkak të një rrëmbimi.
Alma Ibarra, e cila humbi mundësinë për të përfaqësuar Meksikën në Lojërat Olimpike të Tokios pasi u bë viktimë e një rrëmbimi, e la rekordin e saj në (10-2-0).









Çfarë nuk i falin Salmanit
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Artikulli i britanikes "The Sun": Shqiptarët dynden në Angli me kamionë ...
Historia e plotë >
Hasi, "Anglia e Vogël" që po zbrazet dita-ditës/ Qyteti shqiptar që do n...
Historia e plotë >
Rikthehen temperaturat e larta, çfarë ndodh me motin javën e ardhshme

Situata me COVID19, ja statistikat e publikuara ditën e sotme nga ministria

Nis nesër faza e dytë e regjistrimit online për klasat e para dhe të dhjeta/ Çfarë duhet të kenë prindërit parasysh
Aktualitet




