Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Blerja e Newcastle “tremb” klubet e tjera / I ankohen federatës kundër sauditëve

Blerja e Newcastle “tremb” klubet e tjera / I ankohen federatës

Klubet e Premier League i janë drejtuar federatës me ankesa pas blerjes së Newcastle United nga një konsorcium i udhëhequr nga Arabia Saudite dhe po bëjnë presion për një takim urgjent javën e ardhshme, raportoi gazeta Guardian.

Premier League njoftoi të enjten se Newcastle i ishte shitur një grupi të përbërë nga Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite, PCP Capital Partners dhe RB Sports & Media, duke u bërë skuadra më e pasur në botë, me një kapital që tejkalon 450 miliardë dollarët.

Grupi i investimeve më parë kishte bërë publike një ofertë prej 415 milionë dollarësh për të blerë klubin në prill 2020. Ajo marrëveshje u rrëzua tre muaj më vonë mes kontrollit nga federata angleze, e cila u vu nën presion për të ndaluar shitjen për shkak të shqetësimeve për piraterinë televizive dhe të drejtat e njeriut në Arabinë Saudite.

Mosmarrëveshja e piraterisë përfshiu beIN Sports në pronësi të Katarit, mbajtësja e të drejtave të transmetimit të ligës në të gjithë Lindjen e Mesme, e cila ishte ndaluar të vepronte në Arabinë Saudite. Ky ndalim u hoq së fundi, duke hequr edhe pengesën për blerjen e Newcastle United.

The Guardian tha se të gjitha klubet e Premier League janë të bashkuar kundër këtij transaksioni. Klubet gjithashtu kanë ngritur shqetësime se imazhi i Premier League "mund të dëmtohet" nga Arabia Saudite.

Të enjten, Amnesty International i kërkoi Premier League të ndryshojë rregullat e pronarëve dhe menaxherëve të saj për të adresuar çështjet e të drejtave të njeriut.

Grupet e të drejtave të njeriut kanë dënuar përpjekjet e Arabisë Saudite për të "larë me sport" rekordet negative në fushën e të drejtave të njeriut. Arabia Saudite mohon akuzat dhe thotë se po mbron njerëzit e saj nga ekstremistët dhe aktorët e jashtëm.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore