Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Bien 'Galaktikët', ekipi i "modest" i jep leksion Realit

Bien 'Galaktikët', ekipi i "modest" i jep leksion

Një humbje të pabesueshme ka pësuar Real Madrid në ndeshjen e radhës në shtëpi përballë të sapongjiturve në La Liga të Cadiz.

Ekipi i Zidane është mundur 0-1 në një takim që dukej i lehtë në letër për vendasit, por që morën një mësim të mirë nga Cadiz.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Lozano në minutën e 16 të takimit dhe që nga ai moment asgjë nuk ndryshoi më.

Reali përdori të gjitha mundësitë për të barazuar, por nuk ia doli dhe humbi 3 pikë të sigurta.

Me këtë humbje Reali qëndron në vend të parë, por që i hap mundësinë Barcelonës ta barazojë me pikë në rast se fiton me Getafen.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore