Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Bie Shkëndija, nuk mjafton goli spektakolar ndaj Tottenham. Mourinho zbulon episodin e çuditshëm (VIDEO)

Bie Shkëndija, nuk mjafton goli spektakolar ndaj Tottenham. Mourinho zbulon

Pavarësisht lojës së mirë, Shkëndija e Tetovës nuk ia ka dalë në përballjen me yjet e Tottenham.

Edhe pse u mund 1-3 nga Tottenham, ekipi i Maqedonisë së Veriut luajti një ndeshje fantastike ndaj ekipit anglez që drejtohet nga Jose Mourinho.

Ishte Tottenham që kaloi fillimisht në avantazh dhe u duk se djemtë Mourinho do ta kishin të lehtë por nuk ndodhi kështu.

Në minutën e 55, Valmir Nafiu goditi fort me të djathtën nga jashtë zone dhe dërgoi topin në trekëndëshin e portës, duke barazuar rezultatin.

Më pas anglezët vendosen diktatin me dy gola të tjerë. Son Huen Ming kaloi në epërsi sërish ekipin, ndërsa në fund , Harry Kane, i cili erdhi nga stoli, I dha goditjen finale Shkëndijës duke shënuar golin e tretë.

Por para ndeshjes është zbuluar një episod i çuditshëm, pasi portat ishin më të vogla se zakonisht. Trajneri Jose Mourinho tregoi se çfarë kishte ndodhur.

“Para ndeshjes ishte një situatë qesharake, pasi portieri im më tha se porta ishte më e vogël. Shkova ta shikoja vetë dhe ishte realisht e vogël. Thirrëm delegatin e UEFA dhe ishte 5 centimetra më e ulët. Kërkuam që portat të kishin përmasat e duhura”, ka deklaruar “Special One”.

Bie edhe Drita

Ndërkohë, i dha lamtumirën aventurës në Europa League edhe Drita e Kosovës, e cila u mposht 2-0 nga Legia e Varshavës, në ndeshjen e luajtur në Poloni.

 

Bie Shkëndija, nuk mjafton goli spektakolar ndaj Tottenham. Mourinho zbulon Bie Shkëndija, nuk mjafton goli spektakolar ndaj Tottenham. Mourinho zbulon Bie Shkëndija, nuk mjafton goli spektakolar ndaj Tottenham. Mourinho zbulon Bie Shkëndija, nuk mjafton goli spektakolar ndaj Tottenham. Mourinho zbulonBie Shkëndija, nuk mjafton goli spektakolar ndaj Tottenham. Mourinho zbulon

 

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore