Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

BBC e zë mat / Gjokoviç falsifikoi testin e Covid ku doli pozitiv

BBC e zë mat / Gjokoviç falsifikoi testin e Covid ku doli pozitiv

Dyshimet se Novak Gjokoviç ka falsifikuar testet me të cilat u përpoq të qëndrojë në Australi u shtuan pas kapjes së një detaji nga publikimi i tyre.

Gjokoviç u paraqiti autoriteteve australiane dy teste, njëri i datës 16 dhjetor ku rezulton pozitiv dhe një tjetër më datë 22 dhjetor kur rezulton negativ.

Detaji që hedh dyshime për vërtetësinë e këtyre testeve është numri i serisë, ku testi i datës 16 dhjetor ka numër serie më të lartë se testi i datë 22 dhjetor. Më 16 dhjetor, testi mban numrin 7371999, ndërsa në datën 22 dhjetor testi ka numrin 7320919.

Gjokoviç u testua në Serbi dhe rezultatet i mori nga Instituti i Shëndetit Publik të Serbisë. Të gjitha këto rezultate testimi kanë një kod unik konfirmimi. BBC verifikoi nëse këta numra janë gjeneruar në mënyrë strikte kronologjike në një bazë të dhënash të vetme kombëtare në kohën e përpunimit.

Nëse po, do të vinte në pikëpyetje pse testi i mëparshëm kishte një numër serie më të lartë. BBC mblodhi të dhëna nga sa më shumë certifikata testimi serbe që të mundëm për t'i paraqitur këto kode konfirmimi në një afat kohor.

Kodet e konfirmimit në të gjitha rastet u futën në të njëjtin afat kohor kronologjik si grupi ynë fillestar i dërguar nga kolegët e BBC-së dhe treguan se sa më e hershme të ishte data e rezultatit të testit, aq më i ulët ishte kodi i konfirmimit.

E vetmja gjë e veçuar nga të gjitha kodet e konfirmimit që doli ishte testi pozitiv i Gjokovic më 16 dhjetor, që del me numër konfirmimi shumë herë më të lartë se numrat e konfirmimit që janë gjeneruar në të njëjtën ditë nga autoritetet serbe.

BBC e zë mat / Gjokoviç falsifikoi testin e Covid ku doli pozitiv

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore