Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

BBC artikull për Egbo-në e Tiranës: Trajneri afrikan që mbylli gojët raciste në Shqipëri

BBC artikull për Egbo-në e Tiranës: Trajneri afrikan që

Tirana FK u shpall kampione e Shqipërisë në futboll pas 11 vitesh, por si kurrë më parë me një trajner afrikan.

Kjo nuk i ka shpëtuar as medias prestigjoze britanike, BBC, e cila i ka kushtuar një artikull suksesit të afrikanit, jo vetëm brenda fushës së blertë.

Trajneri i parë afrikan që çoi një skuadër në Champions League, Ndubisi Egbo i skuadrës shqiptare KF Tirana, ka folur për abuzimin racor që mori këtë sezon në rrugëtimin e tij historik.

KF Tirana u shpall javën e kaluar kampione në Kategorinë Superiore, niveli më i lartë i futbollit shqiptar për meshkuj, shkruan BBC.

Arritja e Egbo-së është akoma më madhështore kur mori përsipër një ekip që kërcënohej me rënie nga kategoria.

Por ish-portieri Nigerian, tha se kishte pasur shumë abuzime racore ndaj tij. “Ka njerëz që nuk duan që unë të fitoj për shkak të ngjyrës time,” tha 47-vjeçari për BBC Sport.

“Ka racizëm, gjatë një ndeshjeje hodhën banane drejt meje. Më pështyjnë. Zyrtarët në Shqipëri nuk bënin asgjë. Policia dhe sigurimi ishin aty, dhe askush nuk bëri asgjë. Atje policia frikësohet nga fansat. Nuk kisha çfarë të bëja, më mbetej veç të pranoja realitetin,” rrëfen Egbo.

Egbo shpjegoi se ndonjëherë e shanin në shqip se kujtonin se ai nuk i kuptonte. “Një herë kur zbrita nga autobusi në një qytet, dy burra mbrapa meje thanë: Do jetë me Al Kaedën ky. Unë iu ktheva e i thashë: Mbaruat? Dhe ata nuk donin më veten në atë moment,” tregon Egbo.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore