Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Bayerni nuk ndalet, mposht thellë Leipzigun në “Red Bull Arena”

Bayerni nuk ndalet, mposht thellë Leipzigun në “Red Bull

Bayerni i Mynihut siguroi fitoren e tretë radhazi në Bundesligë dhe këtë e bëri në fushën e Leipzigut, që konsiderohet një ndër rivalët kryesorë të bavarezëve për titullin kampion. 1-4 triumfuan kampionët në fuqi në “Red Bull Arena”, ku debutoi kundër ish-skuadrës së tij blerje më e re Bayernit, Sabitzer, i hedhur në fushë në minutën e 59-të në vend të Goretzkas.

Në minutën e 10-të, pas një rrëmuje në zonën e bavarezëve, kryesori vërshëlleu për 11-metërsh në favor të miqve, pas ndërhyrjes së sistemit VAR. Nga pika e bardhë u tregua i saktë “bomberi” polak, Robert Lewandowski. Në fund të pjesës së parë Gnabry u detyrua të dilte nga fusha i dëmtuar, gjithsesi skuadra e Nagelsmann, gjithashtu një ish i madh i kësaj sfide, shkoi në dhomat e zhjveshjes në epërsinë e një goli.

Sapo nisi fraksioni i dytë, një krosim i saktë i Alphonso Davies gjeti Jamal Musialan, që realizoi golin e sigurisë për gjigantët e Bundesligës, ndërsa në minutën e 54-t, Leroy Sane i dha një tjetër goditje Leipzigut, me golin e 0-3.

Gjithsesi, vendësit arritën të shënonin golin e nderit me Konrad Laimer vetëm pak minuta me vonë, me një finalizim spektakolar nga distanca, por që shërbeu vetëm për statistikë.

Në minutat shtesë Choupo-Moting, përballë Gulacsit sigloi golin e katërt dhe të fundit për Bayernin.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore