Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Bayern fiton Kupën e Gjermanisë, Lewandowski shkëlqen dhe lufton për Këpucën e Artë

Bayern fiton Kupën e Gjermanisë, Lewandowski shkëlqen dhe lufton

Bayern Munich ka fituar Kupën e Gjermanisë për të 20-ën herë në historinë e klubit pas fitores 4-2 përballë Bayer Leverkusen.

Në pjesën e parë kampionët e Gjermanisë shënuan 2 gola falë Alaba-s dhe Gnabry.

Në pjesën e dytë kanë ardhur dy golat e tjerë të bavarezëve, të realizuar nga Lewandowski, duke fituar kështu 2 kupat e mundshme në Gjermani.

Robert Lewandowski ka përfunduar kështu një vit të suksesshëm, duke u bërë golashënuesi më i mirë në tre kompeticionet për klube që ka luajtur në këtë sezon: Bundesliga (34), Champions League (11) dhe Kupa e Gjermanisë (6).

Ka qenë një ndeshje e veçantë edhe për Thomas Muller, i cili ka barazuar rekordin e Franck Ribery me tetë finale të luajtura në Kupën e Gjermanisë.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore