Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Bartomeu dhe i gjithë bordi i Barcelonës pritet të japin sot dorëheqjen

Bartomeu dhe i gjithë bordi i Barcelonës pritet të japin sot

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu dhe i gjithë bordi drejtuesi i klubit katalanas pritet të japin sot dorëheqjen, raporton e përditshmja katalanase “Sport”.

Siç dihet ishte planifikuar tashmë një mocion mosbesimi ndaj presidentit aktual, i cili pritet të mbahet së shpejti, por Bartomeu kishe kërkuar shtyrjen e këtij mocioni duke u arsyetuar se kjo do ta rrezikonte shëndetin e pjesëmarrësve në votim nga virusi Covid-19.

Kërkesa e tij nuk është miratuar dhe ne shenjë revolte, Bartomeu raportohet se i ka kërkuar bordit dorëheqjen e menjëhershme.

Gjithnjë sipas “Marca”, sot pritet të mbahet një konferencë për media ku edhe pritet të njoftohet për dorëheqjen e Bartomeut dhe të gjithë bordit drejtues të Barcelonës./Top Channel

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore