Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Barcelona nuk zhgënjen, fiton me 10 lojtarë ndaj Celta Vigos

Barcelona nuk zhgënjen, fiton me 10 lojtarë ndaj Celta Vigos

Barcelona e Ronald Koeman vijon të kolaudohet në fushë dhe mbrëmjen e sotme ka kaluar me sukses një tjetër test, të marrë fitoren në një transfertë të vështirë si ajo ndaj Celta Vigos dhe për më tepër në një ndeshje ku luajti për më shumë se 50 minuta me një lojtar më pak.

Tekniku holandez kishte zgjedhur të njëjtin formacion me të cilin mposhti Villarealin fundjavën e kaluar, ndërsa edhe mbrëmjen e sotme sfidën e zhbllokoi sulmuesi 17-vjeçar Ansu Fati, i cili depërtoi bukur në zonë dhe gjuajti menjëherë duke dërguar topin në rrjetë.

Sfida u komplikua në minutën e 41-të për katalanët, pasi mbrojtësi francez Lenglet ndali me dorë Denis Suarez dhe arbitri nuk ia kurseu kartonin e dytë të verdhë, duke e nxjerrë nga fusha dhe duke lënë Barcelonën me 10 futbollistë.

Koeman plotësoi numrat në prapavijë, duke aktivizuar Araujon, ndërsa i sakrifikuari ishte francezi Antoinne Griezmann. Pjesa e dytë nisi sërish vrullshëm për Barcelonën dhe ishte Lionel Messi që depërtoi mirë në zonë dhe provoi të kthejë një pasim, por topi u devijua në rrjetë nga mbrojtësi i Celtës, Olaza, duke dyfishuar rezultatin për skuadrën “blaugrana”.

Pak minuta më vonë Messi shënoi pas një topi të gjuajtur nga Coutinho dhe të kthyer në lojë nga shtylla e portës së Celtës, por goli u anulua për një pozicion jashtë loje milimetrik të yllit argjentinas.

Më pas katalanët administruan avantazhin, duke qarkulluar dendur topin dhe duke u përpjekur të fitojnë faulla për të ulur ritmin, ndërsa në shtesë gjetën edhe golin e tretë me anë të mbrojtësit Sergi Roberto.

Më herët Sevilla mori gjithashtu fitoren e dytë në po kaq ndeshje të luajtura, teksa mposhti Levanten me rezultatin minimal 1-0, falë një gol të shënuar nga El Nesyri në minutën e dytë shtesë të takimit.

Surprizë bëri edhe Cadiz, që ndonëse e mbylli ndeshjen me 9 futbollistë, ia doli të largohet me 3 pikë nga transferta baske ndaj Athletic Bilbaos, me këta të fundit që dominuan takimin, por golin e vetëm e shënuan në portën e tyre./Supersport

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore