Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Barcelona në “rikonstruksion” ndal për 90 minuta Realin, madrilenët e mposhtin në kohën shtesë

Barcelona në “rikonstruksion” ndal për 90 minuta Realin,

Reali i Carlo Ancelotti-t ishte shumë i fortë për Barcelonën në fazë “rikonstruksioni” me trajnerin Xavi.

Katalanasit, që zbritën në fushë me një ekip të miksuar mes “gjyshërve” me eksperiencë dhe të rinjve të talentuar rezistuan për 90 minuta përballë madrilenëve, që në kohën shtesë fituan 2-3 dhe kaluan në finalen e Superkupës së Spanjës.

Reali kaloi në avantazh në minutën e 25 me anë të Vinicius Junior, i vlerësuar si futbollisti më i vlefshëm i momentit vetëm pak ditë më parë, ndërsa Barcelona iu kundërpërgjigj me Luk de Jong në minutën e 41-të.

Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1. Në minutën e 72, Benzema, një ndër më të mirët në fushë riktheu Realin në avantazh, por Ansu Fati, që hyri si zëvendësues në pjesën e dytë riktheu barazpeshën me gola, ndërsa në lojë e raste Reali ishte sipëror.

Ndeshja shkoi me shtesë, ku Valverde në minutën e 8 të shtesës së parë gjeti golin e tretë dhe të fundit të “El Clasicos” së parë të luajtur jashtë Spanjës.

Reali me këtë fitore shkon në finalen e Superkupës së Spanjës, që do të diskutojë në një ndeshje në njërën mes Atletiko Madrid dhe Atletik Bilbaos, që ndeshen të enjten me njëra-tjetrën.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore