Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Barcelona fiton thellë në Granada, shkëlqejnë dyshja Messi-Griezmann (GOLAT)

Barcelona fiton thellë në Granada, shkëlqejnë dyshja

Barcelona ka shënuar fitore të thellë me rezultat 4-0 në trasnfertë në Granada në kuadër të javës së 18-të në La Liga.

Ekipi i Ronald Koeman ka marrë edhe fitoren e tretë radhazi në kampionat dhe ka vazhduar ngjitjen në tabelë duke i qëndruar hije Real Madridit dhe Atletico Madridit.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të madh të Barcelonës, e cila përveç rasteve të shumta arriti t’i shënojë edhe tri gola.

Goli i parë i ndeshjes erdhi pas 12-të minutave lojë dhe ishte francezi Antoine Griezmann, i cili shënoi për 0-1 nga afër.

Pas këtij goli në skenë doli kapiteni Lionel Messi, i cili shënoi një gol të bukur në minutën e 35-të për 0-2, ndërsa në minutën e 42-të shënoi supergol nga goditja e dënimit për 0-3.

Në pjesën e dytë, përsëri Barcelona ishte më e mirë duke krijuar më shumë raste dhe duke shënuar edhe një gol tjetër.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 63-të dhe ishte Griezmann, i cili shënoi gol të bukur 0-4, rezultat që ishte përfundimtar.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore