Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Barcelona “e arnuar” kafshatë e lehtë për Bajernin / Juventusi gjen fitoren e parë të sezonit

Barcelona “e arnuar” kafshatë e lehtë për Bajernin /

Barcelona pa Lionel Messi-n dhe me arna në të gjitha repartet ishte tepër e dobët për Bajernin e Mynihut, që në Spanjë fitoi pastër me rezultatin 3-0.

Një gola i Myler dhe dy gola të Levandovskit u dhanë gjermanëve tri pikët e para në këtë grup, ku në ndeshjen tjetër mes Dinamos së Kievit dhe Benfikës skuadrat ndanë nga një pikë pas barazimit pa gola.

3 me 0 fitoi edhe Juventusi në transfertë, por ndaj një kundërshtari modest si Malmo suedeze. Golat për bardhezinjtë u shënuan që të gjithë në pjesën e parë me Alex Sandro, Dybala dhe Morata. Kjo ishte fitorja e parë për këtë sezon e Juventusit në të gjitha kompeticionet.

Ndeshja më e balancuar e natës së parë të Champions-it për këtë sezon ishte ajo mes Vilarealit dhe Atalantës. Takimi në Spanjë mes dy skuadrave u mbyll në barazim 2-2.

Të mërkurën luhen ndeshjet e grupeve të tjera, ku bien në dy sfidat Inter-Real dhe Liverpul-Milan.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore