Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Barça shpërdoron një mundësi të artë për kreun, mposhtet 2-1 nga Granada

Barça shpërdoron një mundësi të artë për

Barcelona shpërdoron një mundësi të artë për të marrë kryesimin e renditjes 5 javë nga fundi i kampionatit dhe për t’u afruar me titullin kampion, pasi u mposht në mënyrë të befasishme 1-2 me përmbysje nga Granada në “Camp Nou”.

Ashtu siç pritej, Barcelona mori menjëherë kontrollin e lojës, por e kishte të vështirë të gjente hapësira në mbrojtjen e ngjeshur të miqve, që ishin rreshtuar me forca të shumta mbrapa. Në minutën e 23-të ishte Antoinne Griezmann që lëshoi një pasim perfekt për Messin në zonë, aty ku ylli argjentinas nuk mund ta falte dhe arriti të shënojë golin e avantazhit për skuadrën katalane.

Edhe fillimi i pjesës së dytë ishte i mirë për Barçën, që i shkoi pranë golit të dytë me Griezmann në minutën e 47’ dhe Sergi Roberton në minutën e 53-të, por në të dy rastet goditjet përfunduan jashtë. Atë që nuk bënë katalanët, ia doli ta bëjë më së miri Darwin Machis në minutën e 63-të, që shfrytëzoi maksimalisht një krosim në zonë dhe lëshoi një goditje perfekte, duke mposhtur portierin dhe rikthyer baraspeshën.

Reagimi i Barçës ishte i vakët, përballë Granadës që mbrohej me forca të shumta, ndërsa në minutën e 79, pas një zbritjeje të shpejtë të miqve, ishte Jorge Molina që mposhti për herë të dytë portierin gjerman Andres ter Stegen.

Deri në fund rezultati mbeti i pandryshuar dhe Barcelona humbi një mundësi ideale për të marrë kreun e renditjes në kampionatin spanjoll, ndërsa Granada mban gjallë shpresat për një vend në zonën europiane të renditjes.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore