Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Avioni shkakton panik në Roland Garros, tenistja: Ishim të gjithë të trembur

Avioni shkakton panik në Roland Garros, tenistja: Ishim të gjithë

“Isha e shqetësuar, pasi mendova se ndodhi diçka e keqe. Ktheva sytë nga gjyqtari kryesor, që gjithashtu ishte pak i trembur, pasi po kalojmë një periudhë jo të mirë si pasojë e pandemisë dhe asnjëherë nuk i dihet se çfarë ndodh”.

Ka qenë ky komenti i tenistes ukrainase Elina Svitolina, pas ndeshjes së fituar 2-1 ndaj meksikanes Renata Zarazua, në raundin e dytë të Roland Garros. Ajo u shpreh se pati momente ankthi e frike kur në ajër u ndie një zhurmë e fortë.

Më pas, ajo mësoi se një avion luftarak francez kishte kaluar pranë zonës ku po luhen ndeshjet e Roland Garros. Ai ishte aq i shpejtë se kaloi shpejtësinë e zërit, ndaj dhe zhurma e tij ishte e fortë, duke trembur njerëzit.

Sipas policisë pariziene, avioni ishte lejuar të udhëtonte me një shpejtësi super-sonike, në ndihmë të një avioni tjetër që kishte humbur kontaktin radio me bazën.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore