Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Atletico triumfon ndaj Barcelonës/ Katalanasit në rënie të lirë, bien në mesin e tabelës (VIDEO)

Atletico triumfon ndaj Barcelonës/ Katalanasit në rënie të

Atletico Madridi ka arritur të fitojë mes shumë vështirësive ndaj Barcelonës me rezultatin e ngushtë 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e dhjetë në La Liga.

Ekipi i Diego Simeones ka arritur të tregohet i fortë për Barcelonën duke triumfuar në ndeshjen të zhvilluar në Wanda Metropolitano.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, por ishin vetëm vendasit që gjeten golin.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutat shtesë dhe ishte Yannick Carrasco, i cili shënoi për 1-0 pas një veprimi të mirë dhe një dalje të keqe të portierit Marc-Andre Ter Stegen.

Barcelona në këtë pjesë rrezikoi me anë të Antoine Griezmann (3’) dhe Lionel Messi (41’), por pa arritur ta gjejnë rrjetën.

Në pjesën e dytë, Barcelona ishte më e mirë, duke menaxhuar lojën dhe duke rrezikuar disa herë, por pa arritur ta gjejnë golin.

Pas kësaj fitore, Atletico e sheh veten në vendin e dytë me 20 pikë po aq sa Real Sociedadi i pari, ndërsa Barca zë vendin e 10-të me 11 pikë.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore