Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Atletico Madrid mposht Huescan dhe shkon sërish në +3

Atletico Madrid mposht Huescan dhe shkon sërish në +3

Atletico Madrid rimori e vetme kreun e La Ligas edhe pas kësaj jave pasi mposhti në sfidën e vlefshme për raundin e 31-të Huescan në Wanda Metropolitano me shifrat 2-0.

Edhe pse luanin pa tre nga lojtarët më të rëndësishëm të repartit të avancuar si Luis Suarez, Joao Felix dhe Lemar, Los Colchoneros ishin superiorë në çdo drejtim ndaj Huescas duke e dominuar sfidën që nga minuta e parë. Ndeshjen skuadra e El Cholo Simeones e zhbllokoi me golin e argjentinasit Angel Correa në minutën e 39-të me këtë të fundit që u ndihmua edhe nga një devijim.

Në pjesën e dytë Huesca u përpoq të vinte në vështirësi Atleticon deri në minutën e 80-të kur belgu Yannick Carrasco shënoi edhe golin e dytë dhe të qetësisë për Atletico Madrid pas asistit që mori nga Marcos Llorente. Me këtë fitore skuadra e Simeones u ngjit e vetme në krye të La Ligas me 73 pikë, 3 më shumë se Reali i vendit të dytë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore