Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Atalanta e Gjimshitit bie 4 minutat e fundit me Realin, Manchester City merr fitoren e 19-të radhazi

Atalanta e Gjimshitit bie 4 minutat e fundit me Realin, Manchester City merr

Ka përfunduar me rezultatin 0-1 ndeshja ndaj Atalantës dhe Realit të Madridit. Gjithsesi “Los Blancos vuajtën shumë për të mposhtur italianët , që për më shumë luanin me 10 lojtarë për shkak të kartonit të kuq të marrë nga Freuler në minutën e 17 .

Remo Freuler shkaktoi një faull kundrejt Ferland Mendy në kufinjtë e zonës së rreptësisë.

 Ndëshkimi për italianët erdhi i hidhur për ekipin ku luan kuqeziu Gjimshiti, atëherë kur pritej vetëm fishkëllima e arbitrit.

Gjimshiti me shokë rezistuan fort deri katër minuta përpara fundit të ndeshjes.

Ishte minuta e 86 kur Mendy gjen një predhë të pakapshme për portierin Gollini. Gjithsesi, historia  e kualifikimit, mbetët ende për t’u shkruar.

Manchester City mposhti 0-2 M’Gladbach dhe kjo ishte fitorja e 19-të radhazi në të gjithë kompeticionet për skuadrën e Pep Guardiolës, që ndodhet në formë të shkëlqyer. 

City nuk pati probleme të mëdha në Monchengladbach për të mposhtur Borussian, 0-2, me golat e Bernardo Silva dhe Gabriel Jesus, një për çdo pjesë loje.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore