Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Ata nuk e dinë çfarë është respekti/ Pas Mesit, edhe Dani Alves pro Suarezit

Ata nuk e dinë çfarë është respekti/ Pas Mesit, edhe

Largimi i Luis Suarez nga Barcelona ka shkaktuar habi, por edhe irritim të lojtarëve të ekipit katalanas. Veç bombës së lëshuar nga Leo Messi për atë që e cilëson si dëbim dhe pa i përcjellur me nder Suarezin, një reagim fortë ka ardhur edhe nga Daniel Alves, braziliani që ka milituar për Bacelonën për disa vite.

Alves ka reaguar pikërisht në postimin e që Leo Messi  ika bërë për Suarezin në Instagram.

“Ky realitet është prej disa kohësh. Vetëm konfirmohet vit pas viti. Nuk ka të bëjë me fitoret apo humbjet e ekipit, ne e dimë shumë mirë këtë gjë. Ka të bëjë me respektin dhe ata nuk e dinë këtë. Vazhdojnë të bëjnë po të njëjtin gabim,” janë fjalët e brazilianit. Gjithashtu një koment pati dhe nga Neymar, i cili i akuzon drejtuesit katalanas se si ata i bëjnë gjërat.

Ata nuk e dinë çfarë është respekti/ Pas Mesit, edhe

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore