Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

“Ata janë të rinj, të gjithë bëjmë...”/ Vajzat zbulojnë se çfarë ndodhi në hotel me futbollistët e Anglisë

“Ata janë të rinj, të gjithë

Phil Foden dhe Mason Greenwood janë bërë kryetemë në mediat britanike për shkak të skandalit që ka ndodhur gjatë qëndrimit në Islandë, ku kishin shkelur rregullat për COVID-19 dhe për këtë arsye do të mungojnë disa ndeshje për Anglinë.

Dy futbollistët janë kthyer në shtëpi të turpëruar, si edhe janë gjobitur me nga 1.500 euro nga policia islandeze. Në ndërkohë, janë bërë publike identitetet e dy femrave që ishin në hotel me lojtarë dhe ato janë prononcuar për mediat.

Njëra nga vajzat, modelja Nadia Sif Lindal Gunnarsdottir, ka thënë se kishte qenë në kontakt me Greenwood para udhëtimit të tij në Islandë. 20-vjeçarja dhe kushërira e saj 19 vjeçare, Lara Clausen, kanë vizituar hotelin të dielën mbrëma.

“Jemi njoftuar në internet. Kam biseduar me Mason disa ditë para se të vinin në Islandë. Ata e dinin se duhej të karantinoheshin, por ne menduam se meqë duhej të luanin në Islandë, ata ishin testuar me parë dhe ishte në rregull”, ka thënë Nadia për “The Mail”.

“Nuk kemi folur me ata që atëherë. Nuk duam t’i pengojmë, sepse po kalojnë nëpër shumë vështirësi aktualisht. As ata nuk na kanë kontaktuar”.

“Natyrisht që patëm një natë të mirë. Ishim ne të katër që po kalonim kohë bashkë dhe njiheshim me njëri-tjetrin. Ata ishin djem të mirë. Shumë, shumë të mirë”, ka shtuar ajo.

Ndërsa Lara ka shtuar: “Ishin thjesht të rinj. Të gjithë ishim të rinj dhe naivë dhe të gjithë bëjmë gabime. Na trajtuan shumë mirë. Ishin shumë xhentëlmenë. Djem shumë të këndshëm”.

Dy vajzat kanë publikuar fotografi të lojtarëve në profilet e tyre në Snapchat, ndërsa ato janë shpërndarë nga mediat lokale në Islandë.

Foden i ka kërkuar falje trajnerit Gareth Southgate, bashkëlojtarëve, stafit, tifozëve, klubit dhe familjes së tij për veprimet e pamatura. Ndërsa Greenwood e kishte çaktivizuar llogarinë e tij në Twitter.

“Ata janë të rinj, të gjithë

“Ata janë të rinj, të gjithë

“Ata janë të rinj, të gjithë

“Ata janë të rinj, të gjithë

“Ata janë të rinj, të gjithë

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore