
"Asllani është harruar në stol"/ Legjenda e Interit "shpërthen" kundër Inzaghit: Super talent që se sheh fushën fare
Kristjan Asllani nuk po preferohet nga trajneri i Interit, Simone Inzaghi. Mesfushori shqiptar i kushtoi Interit 12 milionë euro në verë, teksa s'ka marrë minuta. Në lidhje me këtë situatë, të shumtë kanë qenë ata që kanë kritikuar zgjedhjet e trajnerit.
Legjenda Christian Vieri ka folur pikërisht për minutazhin e paktë të Asllanit dhe për “Bobo TV” ka deklaruar se si një talent si ai akoma rri në stol dhe nuk preferohet nga Simone Inzaghi.
“Interi është skuadra më e fortë në kampionat, askush nuk i ka Lukakun, Dzekon dhe Lautaron… Askush nuk i ka këta lojtarë apo edhe stolin e tyre. Unë pres shumë më tepër, ata janë një ekip i jashtëzakonshëm pavarësisht të gjitha problemeve që mund të kenë.
Shikoni stolin, De Vrij titullar i Holandës dhe që nuk luan, ose Dumfries, ose Gosens që luante titullar te Gjermania. Brozovic te Kroacia që është lideri. Asllani super talent që se sheh fushën fare, as 10 minuta…. ”, deklaroi Vieri.
Gjatë këtij sezoni, Asllani ka marrë 286 minuta për 12 ndeshje në Serie A dhe 125 minuta në Champions League.








Futbollistët e njohur Messi dhe Cr7 në një ditë arrijnë rekorde historike!
Historia e plotë >
As talebanët nuk kanë qëlluar mbi televizionin e tyre në Kabul
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Ulet nafta, rritet benzina! Bordi ndryshon çmimet e karburanteve në vend...
Historia e plotë >
DEKLARATË E TOP CHANNEL PËR SULMIN TERRORIST
Historia e plotë >
Çfarë po ndodh? Euro dhe dollari prekin nivelin më të ulët për këtë vit (SHIFRA)

Nga prilli rritje pensionesh, ja sa do të jetë SHUMA që do t’iu shtohet moshës së tretë

"Dimër" në mes të pranverës! Meteorologia tregon se si parashikohet moti për ditët në vazhdim…
Aktualitet

Ndryshojnë linjat e autobusëve! Risia në transportin urban të Tiranës
Historia e plotë >
E RËNDË/ E zuri poshtë trungu i pemës, ndërron jetë 42-vjeçari në Berat
Historia e plotë >

