
As Messi e as Neymar/ Mbappe zgjedh veten dhe dy të tjerë si favoritët për Topin e Artë
Kylian Mbappe ka zbuluar tre favoritët për çmimin e ardhshëm të Topit të Artë. Shoku i skuadrës së Mbapppe në Paris Saint-Germain, Lionel Messi, ishte një përjashtim befasues nga lista e ngushtë me 30 lojtarë për çmimin.
Messi është nominuar për çmimin prestigjioz çdo vit që nga viti 2005 dhe e ka fituar shtatë herë. Por sulmuesi argjentinas nuk u përfshi këtë herë, duke i lënë Mbappe një shans për ta fituar çmimin prestigjioz.
Dhe ai mendon se vetëm ylli i Real Madrid-it, Karim Benzema dhe ylli i Bayern Munich, Sadio Mane, mund ta mposhtin. Mbappe i tha France Football: “Tre favoritët, sipas mendimit tim? Unë do të thosha Benzema, unë dhe Mane”.
Mane shënoi 18 gola në 37 ndeshje në Premier për Liverpool sezonin e kaluar, duke e ndihmuar ekipin të fitojë FA Cup dhe Kupën e Ligës përpara se të shkonte te Bayern.
Ndërsa Benzema e udhëhoqi Real Madrid-in drejt triumfeve në La Liga dhe Champions League, me 44 gola në 46 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet.
Dhe Mbappe bëri shaka se Benzema duhet të harrojë Topin e Artë nëse nuk do ta fitojë këtë vit. Ai shtoi duke lavdëruar shokun e kombëtares:
“Unë do të thosha se ky vit është një sukses për Benzema. Ai është 34 vjeç, sapo ka kaluar sezonin e jetës së tij, ka fituar një tjetër Champions League dhe shpesh është vendimtar… Nëse do të isha unë. Karim, nëse nuk do e fitoja, do ta harroja përgjithmonë Topin e Artë”, ka thënë Mbappe duke qeshur.
Por Mbappe dhe Co ende duhet të përballen me kërcënimin e Cristiano Ronaldos, i cili gjithashtu është në garë për çmimin. Sulmuesi veteran ka arritur të shënojë 24 herë në 37 ndeshje për Manchester United sezonin e kaluar.




Jo "Sui" por festimi i ri i golit të Cristiano Ronaldo bëhet viral në rrjet!
Historia e plotë >


Nga ndeshje pa tifozë, tek pezullimet e lojtarëve/ FSHF “fundos” Tiranën
Historia e plotë >
VIDEO / Vedat Murriqi i jep sërish shpresë Mallorcas, shihni golin e tij...
Historia e plotë >
“Luanët e tastierës”, si shpjegohet agresioni që fshihet pas një ekrani
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

‘Hape telefonin, ta marrë dreqi rracën’/ Mbushën Krujën me drogë, dalin ...
Historia e plotë >
VRAU për hakmarrje/ Gjykata lë në burg Habib Rexhën, lirohet shoku i tij...
Historia e plotë >
Këmbimi VALUTOR 28 Maj/ me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja, euro në "tatëpjetë"

KUJDES! Mbahet sot gara 'Tiranathlon', ja akset rrugore që do të bllokohen (Harta)

Konfindustria jep ALARMIN: Rritje e fortë e çmimit të naftës menjëherë pas zgjedhjeve vendore!
Aktualitet


Bllokohet një skaf në plazhin e Ksamilit, gjobitet drejtuesi
Historia e plotë >

