Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

As këtë javë s’ka futboll, Liga i dërgon Ramës letrën me propozime

As këtë javë s’ka futboll, Liga i dërgon Ramës

Për të tretën javë radhazi kampionati shqiptar i futbollit do të jetë i stopuar. Liga Profesioniste e Futbollit pas takimit të zhvilluar disa ditë më parë me përfaqësuesin e qeverisë, deputetin e PS-së, Fidel Ylli ka vendosur sërish të mos tërhiqet nga bojkoti i kampionati.

Por mund të duket si një lëvizje pozitive fakti se Liga ka pranuar që me grupin e tyre të ekspertëve të dërgojnë propozimet që kanë ato për ligjin e sportit dhe sponsorizimet.

Në njoftimin për shtyp të Ligës bëhet e ditur se propozimet janë sipas atyre që cilësohen si standarde europaine dhe mendohet që të gjejnë zgjidhje për katër çështjet që kanë ngritur presidentët e klubeve të futbollit.

Më 21 shtator u zhvillua takimi mes Yllit dhe presidentëve të klubeve të futbollit dhe kreut të Ligës, por se në këtë takim nuk pati aënjë tërheqje.

Kërkesa e përfaqësuesit të qeverisë që nisë kampionati dhe më pas të ulen në një takim me kryeministrin Rama është refuzuar nga Liga dhe presidentët e klubit, ndërsa kampionati mbetet i stopuar pa ofruar asnjë zgjidhje.

As këtë javë s’ka futboll, Liga i dërgon Ramës

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore