Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Arsenali bën zbritje, Xhaka drejt Romës për 20 mln euro

Arsenali bën zbritje, Xhaka drejt Romës për 20 mln euro

Arsenali ka ulur me 10 milionë euro pretendimet për kartonin e Granit Xhakës dhe tashmë është çështje orësh, maksimumi ditësh që ai t’i bashkohet Romës.

Sipas Calciomercato.it, skuadra e drejtuar nga Mourinho dhe “Topçinjtë” kanë rënë dakord për një shifër prej 20 milionë eurosh që do të paguhet me këste për tre vjet.

Ngërçi duket se është tejkaluar dhe drejtuesit e Romës do t’i japin trajnerit portugez lojtarin aq shumë të kërkuar në këtë merkato.

Xhaka luan me Arsenalin që prej vitit 2016-të, ku ka regjistruar 220 ndeshje dhe 13 gola.

Për Xhakën është folur që në ditët e para që Mou u zyrtarizua si trajner i Romës, ndërkohë që në sfidë për një vend titullar në klub është edhe mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla. Në miqësoret e fundit, mbrojtësi i kombëtares ka zhvilluar paraqitje të mira, madje edhe duke shënuar një gol me kokë.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore