Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Arsenal pas lojtarit të Juventus, Artetës i duhet një mesfushor

Arsenal pas lojtarit të Juventus, Artetës i duhet një mesfushor

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ia ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se i duhet një mesfushor në merkaton e janarit në mënyrë që topçinjtë të mos kenë probleme me organikën për pjesën e mbetur të sezonit.

Tekniku spanjoll kërkon më shumë ekuilibra në atë repart dhe ka pikasur lojtarin e Juventus, Arthur Melo si njeriun e duhur. Braziliani është shoqëruar nga probleme të shumta fizike, megjithatë kualiteti i tij nuk është vënë në diskutim edhe pse trajneri Massimiliano Allegri nuk është i bindur nëse ish-futbollisti i Barcelonës i përshtatet skemave të tij.

Ndaj, në këtë situatë mund të përfitojë Arsenal me trajnerin Arteta që pret “dhuratën” e janarit për të vazhduar garën për të siguruar një katër vendet e para të kampionatit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore