Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Arsenal fiton, tronditet United, ndërsa Roma ndalet nga Verona

Arsenal fiton, tronditet United, ndërsa Roma ndalet nga Verona

Arsenal arriti fitoren e dytë në kampionati anglez, duke siguruar 6 pikë dhe kryesuar kampionatin së bashku me Everton dhe Crystal Palace.  Topçinjtë shënuan golin e parë me Lacazzete në minutën e 25-të përballë West Ham. Në minutat e fundit lojtarët e West Ham barazoi ndeshjen me anë të Antonio.

Disa herë West Ham u shfaq i rrezikshëm dhe vuri në në vështirësi topçinjtë. Goli i fitores për Arsenalin do të vinte pikërisht në minutën e 85-të me anë të Niketiah.

Në kampionatin anglez Everton po tregon se ka marrë seriozisht këtë sezon pasi ka arritur fitoren e dytë ndaj Ëest Brom. Ekipi i italianit Karlo Ançeloti shënoi plot 5 herë, duke bërë që për shkak të golaverazhit të kryesojnë kampionatin. Ndeshja u mbyll me rezultatin 5-2.

Sakaq Crystal Palace ka mposhtur Manchester United në fushën e djajve të kuq, duke i shënuar tre herë. Lojtarët e United arritën të shënojnë vetëm një gol, duke u turpëruar në Old Trafford.

Në Itali u luajtën ndeshjet e para të kampionatit, me dy sfidat Fiorentina- Torino dhe në mbrëmjen e së dielës Verona me Romën. Ekipi i Fiorentinës fitoi minimalisht ndaj torinezëve e kjo falë golit të Castrovillit.

Në darkë Roma mori një barazim në stadiumin Bentegodi. Marash Kumbulla, lojtari kuqezi që ishte blerja e re e Romës nuk luajti asnjë minutë, edhe pse kjo përballje mund të ishte e veçantë pasi kishte ish-ekipin e tij, Veronën.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore