Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

"Ardhja e Cristiano Ronaldo-s shkatërroi gjithçka"

"Ardhja e Cristiano Ronaldo-s shkatërroi gjithçka"

Ish-lojtari i Arsenalit dhe gjithashtu ish-lojtari i Anglisë, Paul Merson, foli për shkarkimin e Ole Gunnar Solskjaer si trajner i Manchester United dhe pretendoi se një nga shkaqet ishte ardhja e Cristiano Ronaldos.

"Më vjen keq për Solskjaer, sepse ishte e qartë se ata kishin një plan të mirëpërcaktuar për ekipin, nga fundi i sezonit të kaluar, kur ata përfunduan në vendin e dytë. Në verë, ata më në fund morën Sanchon dhe ishte e qartë se çfarë donte ai. Sancho nga njëra anë, Rashford nga ana tjetër, Cavani duke mbledhur mbetjet, Greenwood i bashkohet skuadrës... Rinia, shpejtësia, driblime dhe shumë energji!”, tha ai.

Dhe ai shtoi se "më pas, në ditën e fundit të merkatos, vjen Cristiano Ronaldo dhe kjo shkatërroi gjithçka. Gjithçka shkoi kot. Me Ronaldon nuk mund të luash më kundërsulm. Këtë sezon Bruno mezi e ka prekur topin. Ronaldo është një nga lojtarët më të mirë në botë, por ai është thembra e Akilit e kësaj skuadre”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore