Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Ankandi “Hakimi”, Chelsea ofron 60 mln euro, ja pse mund të pranohet nga Interi

Ankandi “Hakimi”, Chelsea ofron 60 mln euro, ja pse mund të

Qarkullimi i lajmeve se Interi është gati që të heqë dorë nga njëri prej yjeve që shkëlqyen këtë sezon në Serinë A ka nxitur ankandin dhe në Milano përflitet se kanë trokitur edhe Kampionët e Europës.

Mediat britanike raportojnë se skuadra e Chelsea-t ka raportuar 60 mln euro për Achraf Hakimi-n, mbrojtësin e krahut të djathtë, që ishte një ndër më të mirët për zikaltërit në këtë sezon ku u rikthyen kampionë të Italisë pas 11 viteve thatësirë.

SkySport në Itali thotë se Interi mund të jetë më i hapur ndaj propozimit të Chelsea për shkak të interesimit të klubit italian për Emerson Palmieri dhe Andreas Christensen. Interi do të donte që të merrte me huazim Palmierin ndërsa Chelsea do të preferonte që lëvizja të ishte e përhershme.

Oferta e Chelsea për Hakimin duket se është ende disi larg çmimit të kërkuar nga Interi që e vlerësojnë mbrojtësin e Marokut 80 milion €. Përveç fazës mbrojtëse, Hakimi ishte vendimtar edhe në atë ofensive duke shënuar shtatë gola dhe dhënë 10 asiste në Serinë A. Ai nënshkroi me Interin duke u larguar nga Real Madrid verën e kaluar për një tarifë prej rreth 50 milion euro.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore