
Ancelotti flet për të ardhmen e tij: Dje u takova me Florentino Perez dhe...
Me skuadrën e ‘Santiago Bernabeut’ që humbi titullin e La Ligës në garën me rivalët e përhershëm të Barcelonës këtë sezon, si dhe eliminimin e dhimbshëm në gjysmëfinalet e Champions League nga Manchester City me rezultatin e përgjithshëm 1-5, ditët e fundit në Spanjë filloi të spekulohej se Ancelotti mund të mos vazhdojë më në pankinën e Realit nga vera.
Tifozëve të “galaktikëve” iu desh të kënaqeshin këtë sezon vetëm me fitoren e Kupës së Spanjës. Pak në kontekstin se skuadra e tyre sezonin e shkuar fitoi si titullin në Spanjë ashtu edhe Champions League.
Ky është konteksti në të cilin ishte krijuar një gjendje pasigurie për të ardhmen e Carlo Ancelottit në pankinën e madrilenëve, me të cilin italiani ka ende kontratë deri në qershor 2024.
Tani, këto pikëpyetje janë shpërndarë nga vetë Carlo Ancelotti. Ai njoftoi se ishte takuar me Florentino Perez të premten dhe se presidenti i klubit ‘los blanco’ e kishte siguroi atë për mbështetjen e tij të plotë. Pra, duket mjaft e qartë, se trajneri italian do të qëndrojë në stolin e Realit edhe për të paktën një sezon.
Vetëm atëherë, Ancelotti mund të ndjekë disa oferta që ka marrë së fundmi, sigurisht nëse ato do të jenë ende të vlefshme në atë kohë. Për shembull, javët e fundit është folur shumë për mundësinë e emërimit të italianit si trajner i kombëtares së Brazilit.
“Kam takuar Florentino Perez dje dhe ai më mbështeti, ai beson te unë. Ne do të vazhdojmë së bashku. Klubi më garantoi të qëndroja. Brazili? Të gjithë e dinë se unë jam nën kontratë këtu dhe dua të qëndroj”,- tha Carlo Ancelotti të shtunën, cituar nga gazetari italian Fabrizio Romano.



ZYRTARE/ Leo Messi shuan zërat për skuadrën e re: Do luaj me...
Historia e plotë >


Lionel Messi "shtang" Barçën dhe sheikët/ Argjentinasi zgjedh Inter...
Historia e plotë >
Miratohet ligji i ri "Vinicius JR" në Brazil, ja për çfarë bëhet fjalë
Historia e plotë >

Çfarë ndodh kur udhëheqësit shpërfillin të vërtetën?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Kush e nxori sekretin hetimor për arrestimin e Vangjush Dakos? SPAK bën ...
Historia e plotë >
Nga Vangjush Dako e deri tek Lefter Alla: Kush janë ish-kryebashkiakët e...
Historia e plotë >
Tiparet e Eurobondit: Çmimi më i shtrenjtë që në 2010, maturiteti ulet për shkak të interesave të larta

Këmbimi valutor/ Euro dhe paundi bien në pikiatë, çfarë po ndodh me dollarin?

Çfarë ndodhi? Euro dhe Paundi në minimumin historik, Dollari prek vlerën më të ulët në 12 vjet
Aktualitet


Shiste drogë jashtë shkollave në Greqi, prangoset 66-vjeçarja shqiptare
Historia e plotë >
Dita nis me mot të kthjellët, pasdite priten reshje shiu në të gjithë vendin
Historia e plotë >
