Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Alaba: Bayerni gjithmonë në zemrën time, nuk doja të ofendoja askënd

Alaba: Bayerni gjithmonë në zemrën time, nuk doja të

Te Bayern Munich mes ekipeve të moshave dhe skuadrës së parë kaloi 13 vite të karrierës së tij dhe David Alaba edhe pse puthi fanellën e Realit të Madridit që në prezantimin e tij të parë pas transferimit te Los Blancos, nuk e fsheh dot nostalgjinë për klubin bavarez. Në një intervistë për mediat gjermane mbrojtësi austriak ka shpejguar atë veprim të tijin ndërsa ka deklaruar se për Bayern Munich ndjen një dashuri të veçantë dhe kurrësesi nuk mund t’i krahasojë kampionët e Gjermanisë me skuadrën merengues.

“Se putha stemën e Real Madrid nuk do të thotë se nuk e dua Bayernin. Ishte thjesht një ditë shumë e veçantë për mua. Ishte fillimi i një kapitulli të ri, por nuk doja të provokoja tifozët e Bayern. Kam kaluar 13 vite të mrekullueshme atje. Gjithmonë do jem mirënjohës ndaj tifozëve dhe ndaj klubit që më dhanë mundësinë të zhvillohem si person dhe lojtar. Nuk doja të lëndoja askënd. Real Madrid nuk mund të krahasohet me Bayern Munchen. Mynihu ishte shtëpia ime e dytë dhe unë gjithmonë do e mbaj në zemër”, tha Alaba.

David Alaba është shndërruar në një titullar fiks te Reali i Carlo Ancelottit teksa është aktivizuar në 6 takime në këtë fillim sezoni pa arritur të gjejë ende rrugën e rrjetës. Ai u transferua te Los Blancos me parametër zero gjatë kësaj vere teksa me madrilenët firmosi një kontratë 5-vjeçare.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore