Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Akuzat nga modelja për përdhunim/ Përfundon gjyqi kundër Ronaldos, ja vendimi i Gjykatës

Akuzat nga modelja për përdhunim/ Përfundon gjyqi kundër

Çështja dhe gjyqi i Kathryn Mayorga kundër Cristiano Ronaldos zyrtarisht  ka përfunduar.

Ankesa e gruas, e cila akuzoi futbollistin për një sulm seksual, u refuzua nga gjyqtarja federale Jennifer Dorsey. Ajo e cilësoi gjyqin të parregullt, të kontaminuar sepse avokati i Mayorga, Leslie Stovall, i cili dyshohet se e bazoi gjyqin në dokumentet e sendeve të vjedhura, zbuloi informacione të brendshme për strategjinë ligjore të futbollistit.

Informacionet e CR7 u zbuluan nga “Football Leaks” dhe dyshohet se avokati i gruas që ka hedhur në gjyq Ronaldon, i kishte nxjerrë.

Mayorga akuzoi Ronaldon se e kishte përdhunuar në vitin 2009, ndërsa më pas kishte marrë dhe një shumë mbi 300 mijë dollarë nga ai për të mos e çuar ngjarjen në gjykatë. Megjithatë, ajo e hapi gjyqin me pretendimin se në momentin kur kishte pranuar paratë nuk ishte mirë mendërisht.

Avokatët e lojtarit kanë pranuar se çifti është përfshirë në një marrëdhënie intime, por me dëshirën e të dyve dhe nuk ka pasur asnjë abuzim.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore