Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Akuzat e Bayern: Liverpool dhe United kanë arritur marrëveshje me Thiago-n pa folur me ne

Akuzat e Bayern: Liverpool dhe United kanë arritur marrëveshje me

Presidenti i nderit i Bayern Munchen, Uli Hoeness ka akuzuar Liverpool dhe Manchester United për 'shantazh' duke u shprehur se kanë arritur marrëveshje me mesfushorin Thiago Alcantara pa folur më parë me klubin bavarez.

Liverpool ka qenë duke udhëhequr garën për Thiagon gjatë gjithë verës, por United kohët e fundit është bashkuar në sfidë dhe raportet kanë zbuluar që të dy skuadrat kanë arritur marrëveshje me lojtarin nëse ai kërkon të bashkohet me secilën palë.

Këmbëngulja publike e Thiago se ai nuk u kishte thënë shokëve të skuadrës se do të largohet nga Bayern këtë verë tërhoqi vëmendjen pas një artikulli nga Bild me titull "Pse po gënjen Thiago?"

"Thiago kishte një ofertë të shkëlqyeshme me ne për katër vjet," i tha Hoeness.  "Disa ditë më vonë ai tha se po kërkonte një tjetër sfidë të madhe. Me sa duket ai është në marrëveshje me Liverpool dhe Manchester United. Klubet ende nuk i janë afruar Bayern. Nuk është kjo mënyra e duhur, ata  nuk duhet të na shantazhojnë. Por edhe nëse Thiago largohet, Kimmich, Goretzka dhe Müller do të luajnë. Pastaj kemi Tolisso, i cili nuk ka luajtur shumë për shkak të lëndimeve," tha Hoeness. 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore