
“Ajo është tersi!” Tifozët të Arsenalit kërkojnë që Kim Kardashian të mos lejohet të hyjë më në stadiumin “Emirates”…
Manchester City u kurorëzua kampion, pasi Nottingham mundi 1-0 Arsenalin të shtunën e kaluar. Tifozë të skuadrës londineze mendojnë se Kim Kardashian e ka fajin për dështimin e “Topçinjve” për të fituar titullin.
Shumë tifozë kanë folur në rrjetet sociale për të ashtuquajturin 'mallkim' Kardashian, pasi skuadra e tyre kishte një avantazh prej tetë pikësh në mars, përpara se ylli amerikan të vizitonte “Emirates” për të parë ndeshjen e Arsenalit kundër Sporting Lisbonës.
Sporting fitoi 5-3 me penallti dhe u kualifikua në çerekfinale të Europa League, duke eliminuar “Topçinjtë”. Që atëherë, Arsenali regjistroi dy fitore tingëlluese radhazi për të rikthyer qetësinë, por pasuan tre barazime dhe humbje nga rivalët e drejtpërdrejtë të titullit, Manchester City.
CBS kujtoi rekordin e Arsenalit që nga vizita e Kardashian: katër fitore, tre barazime dhe tre humbje, duke rezultuar në postime të panumërta që kërkonin që Kardashian të ndalohej nga stadiumi i tyre.
Në fakt, është një “mallkim” që preku edhe Paris Saint-Germain. Kur Kardashian ishte në “Parc des Princes” për të parë ndeshjen kundër Rennes, skuadra e Parisit ishte mposhtur 2-0.



ZYRTARE/ Leo Messi shuan zërat për skuadrën e re: Do luaj me...
Historia e plotë >


Lionel Messi "shtang" Barçën dhe sheikët/ Argjentinasi zgjedh Inter...
Historia e plotë >
Miratohet ligji i ri "Vinicius JR" në Brazil, ja për çfarë bëhet fjalë
Historia e plotë >

Çfarë ndodh kur udhëheqësit shpërfillin të vërtetën?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Kush e nxori sekretin hetimor për arrestimin e Vangjush Dakos? SPAK bën ...
Historia e plotë >
Nga Vangjush Dako e deri tek Lefter Alla: Kush janë ish-kryebashkiakët e...
Historia e plotë >
Tiparet e Eurobondit: Çmimi më i shtrenjtë që në 2010, maturiteti ulet për shkak të interesave të larta

Këmbimi valutor/ Euro dhe paundi bien në pikiatë, çfarë po ndodh me dollarin?

Çfarë ndodhi? Euro dhe Paundi në minimumin historik, Dollari prek vlerën më të ulët në 12 vjet
Aktualitet


Shiste drogë jashtë shkollave në Greqi, prangoset 66-vjeçarja shqiptare
Historia e plotë >
Dita nis me mot të kthjellët, pasdite priten reshje shiu në të gjithë vendin
Historia e plotë >
