Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Aguero në telashe, e tepron me “përqafimin” ndaj arbitres (Video)

Aguero në telashe, e tepron me “përqafimin” ndaj arbitres

Sergio Aguero u rikthye të luajë titullar për Manchester City-n pas një dëmtimi që e mbajti jashtë fushave për disa javë dhe menjëherë u bë protagonist në fushën e lojës, ndonëse këtë herë jo si zakonisht me golat e tij.

Kjo pasi Manchester City arriti të fitojë me rezultatin minimal 1-0 ndaj Arsenalit, falë golit të Raheem Sterling, ndërsa sulmuesi argjentinas pati një episod “përqafimi” me arbitren anësore Sian Massey-Ellis.

Në një dyluftim pranë vijës anësore, arbitrja akordoi rivënie për Arsenalin, ndërsa Aguero pasi shkëmbeu 2-3 fjalë në formë kontestimi, e kapi mbi sup 35-vjeçaren, ndonëse nuk u kuptua nëse e pati për ta përgëzuar, apo reagim në nerva e sipër.

Gjithsesi arbitrja anësore nuk e sinjalizoi këtë veprim të sulmuesit argjentinas te kryesori dhe loja vijoi normalisht, por vetë Aguero duhet të japë një sqarim tashmë për atë gjest aspak të këndshëm në fushën e lojës.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore