Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Agjentët e futbollit po ëndërrojnë për një dyshe Messi-Ronaldo, pas shenjave se ylli i Barcelonës mund të largohet

Agjentët e futbollit po ëndërrojnë për një dyshe

Superyjet Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo mund të formojnë ekipin e ëndrrave për Juventusin - nëse agjentët arrijnë ta gjejnë rrugën e duhur.

Lojtari i vitit, Messi duket se do ta lërë Barcelonën vitin e ardhshëm. Ish-ylli i Brazilit Rivaldo pretendon se agjentët po komplotojnë për ta shtyrë Messin të bëjë Juven ndalesën e tij të radhës.

 Thuhet se Messi 33-vjecar do të qëndrojë në Camp Nou vetëm nëse miku i tij i vjetër, Xavi Hernandez, do të jetë menaxheri tjetër.

Messi dhe Ronaldo garuan për titullin e lojtarit më të madh në botë kur ishin të dy në Spanjë. Kjo ishte përpara se ylli portugez Ronaldo, 35 vjeç, ta linte Real Madridin në vitin 2018 për 99 milion paundë.

Perspektiva e dyshes që rreshtohet bashkë në të njëjtin ekip për herë të parë ka shkaktuar entuziasëm të madh. Dhe duket se ajo vërtet një hap më pranë kthimit në realitet pasi radioja spanjolle Cadena SER raportoi se Messi do të mbarojë kontratën e tij prej 500,000 paundë në javë me klubin përpara se të vazhdojë planet e veta.

Rivaldo thotë se ka një “komplot të vërtetë” për ta cuar Messin në Torino sezonin e ardhshëm.

Agjentët e futbollit po ëndërrojnë për një dyshe

Agjentët e futbollit po ëndërrojnë për një dyshe

Agjentët e futbollit po ëndërrojnë për një dyshe

Agjentët e futbollit po ëndërrojnë për një dyshe

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore