Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Afrohen “ethet” e Ligës së Kombeve/ Etrit Berisha: Islanda është gjithmonë e rrezikshme

Kapiteni i përfaqësueses shqiptare, Etrit Berisha, e ka cilësuar ndeshjen e parë ndaj Islandës në Ligën e Kombeve si të rëndësishme për ecurinë e kuqezinjve.

Në konferencën për shtyp, ai theksoi se përtej fitores së grupit, çdo gjë tjetër mund të cilësohej dështim.

“Besoj se kemi pasur kohë mjaftueshme për të përgatitur këtë ndeshje. Besoj se jemi gati, kemi bërë përgatitjet e fundit dhe shpresojmë të bëjmë ndeshje të bukur. Edhe në ndeshjet e kaluara kemi treguar një futboll të mirë, sidomos edhe në ndeshjen ndaj Spanjës ku luajtëm futboll të zgjuar.

Edhe nesër na duhet një ndeshje e tillë, se ekipi kundërshtar është i mirë, sidomos fizikisht, por ne duhet të hyjmë në ndeshje për të fituar lojën e pastaj na hapet rruga për kualifikim.

Këtu Islanda është gjithmonë e rrezikshme, kemi parë edhe ndeshjen e fundit në Izrael, ku ishin duke fituar. Kanë lojtarë që mund të bëjnë diferencën, ne duhet të shohim rrugën tonë, jemi të përgatitur, kemi kualitet dhe kemi mundësi të mira për të fituar.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore