Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

A do të jetë Messi kapiteni i ekipit? Barcelona merr vendimin final

A do të jetë Messi kapiteni i ekipit? Barcelona merr vendimin final

Barcelona ka njoftuar zyrtarisht se Leo Messi do të vazhdojë të jetë edhe për këtë sezon kapiteni i ekipit katalanas.

33-vjeçari ishte vënë në dyshim për këtë rol që kur kërkoi largimin. Pasi vendosi të qëndrojë, duke thënë se po e bën këtë vetëm për të mos hedhur në gjyq klubin që dashuron, mediat sportive spanjolle vunë në dyshim vijimësinë e argjentinasit si kapiten. Kjo për faktin se në intervistën ku njoftoi se do të qëndronte edhe për një vit, Messi kritikoi ashpër Presidentin e klubit, Bartomeu.

Trajneri Ronald Koeman nuk ka dashur të tensionojë situatën duke emëruar një kapiten të ri. Edhe vetë Messi, i cili mund të kishte hequr dorë vetë nga shiriti, nuk e ka bërë këtë gjë për të mos hapur polemika.

Zëvendësit e Messit për këtë sezon do të jenë të përhershmit: Sergio Busquets, Piqué y Sergi Roberto.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore